Kili është gjysmëfinalisti i radhës në Copa America.
Kili e ka eliminuar Kolumbinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
Koha e rregullt nuk solli asnjë gol dhe gjysmëfinalisti i radhës u desh të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan Kili, që triumfuan 5-4.
James Rodriguez, Edwin Cardona, Juan Cuadrado dhe Yerry Mina shënuan për Kolumbinë nga penalltia, kurse gaboi William Tesillo.
Derisa për Kilin nuk gabuan asnjë lojtarë; Arturo Vidal, Eduardo Vargas, Erick Pulgar, Charles Aranguiz, Alexis Sanchez.
Në gjysmëfinale, Kili e pret fituesin e duelit Uruguai – Peru, që zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Gazeta Express/
https://youtu.be/R0KF4a07zAY
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...