Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira siç duket ka vendosur për të vazhduar qëndrimin në klub deri të përfundoj kontrata e tij duke i dhënë kështu fund edhe thashethemeve rreth transferimit në MLS.
Bazuar në disa raporte nga mediat italiane, reprezentuesi i Gjermanisë ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Turin edhe për dy sezone pas përfundimit të edicionit aktual, transmeton portali arbresh.info.
29-vjeçari ka pasur një rol të rëndësishëm në mesfushën e trajnerit Massimiliano Allegri këtë edicion pas 20 paraqitjeve deri tani në Serie A.
Thashethemet pretendonin se Khedira mund të transferohet në MLS pas një numri të madh lëndimesh, por me paraqitjet e fundit të përmirësuar, duket se ai do të vazhdoj kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2019./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...