Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin në eventin UFC-249, që do të zhvillohet më 18 prill 2020, në Nju Jork (Brooklyn).
Lajmin e konfirmon ESPN, që shton se kampioni rus ka firmosur prej disa ditësh kontratën për sfidën e radhës.
Gjithsesi, kjo sfidë nuk është bërë zyrtare, pasi pritet që të firmosë kontratën edhe rivali i tij, Tony Ferguson.
Përballja mes dy sportistëve është planifikuar 4 herë në të shkuarën dhe po 4 herë është anuluar për arsye të ndryshme.
Këtë herë duket se ky është momenti i duhur për të bërë këtë sfidë realitet, por zyrtarizimi do të bëhet pasi Ferguson të hedhë firmën.
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...