Gjatë ditës së sotme në Gjenevë të Zvicrës, është hedhur shorti për kualifikimet e Ligës së Kampionëve në kategorinë e vajzave.
Si kampion i Kosovës, në këtë kompeticion do të marrë pjesë KFF Mitrovica, shkruan Arbresh.info.
Kjo skuadër ka kuptuar sot kundërshtaret për rrethin e parë të cilat do të jenë Cliftonville Ladies nga Irlanda e Veriut.
Në rast të fitores ndaj skuadrës Cliftonville Ladies, Mitrovica për të kaluar në raundin e dytë do t’i duhet ta mposht skuadrën nga Gjeorgjia, WFC Lanchkhuti.
Ndeshja e parë me Cliftonville Ladies luhet me datë 30 qershor.
KFF Mitrovica do të jetë nikoqir i turneut të raundit të parë të UEFA Women’s Champions League, që do të zhvillohet në Kosovë./Arbresh.info
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar