Në finale të Kupës së Kosovës për futbolliste, skuadra e Dukagjinit nga Klinë doli fituese pas një serie penalltish dramatike, duke mposhtur Mitrovicën me rezultat 6-5.
Ndeshja u zhvillua të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas 90 minutave lojë dhe dy vazhdimeve nga 15 minuta secila, rezultati ishte i barabartë 1-1.
Në momentet vendimtare, gjatë ekzekutimit të penalltive, futbollistet e Dukagjinit treguan qetësi dhe saktësi më të madhe, duke arritur të triumfojnë.
Mitrovica kaloi e para në avantazh me golin e shënuar nga Marigona Tahiri në minutën e 29-të, ndërsa barazimi u realizua në minutën e 62-të nga Gjenifer Pjetri.
Gjatë lojës, Mitrovica mbeti me një lojtare më pak pasi një prej futbollisteve u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithëse Mitrovica ishte kampione e sezonit, duke fituar titullin e kampionit pas një fitoreje 1-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen vendimtare, në këtë finale të Kupës, Dukagjini mori revanshin e merituar duke fituar trofeun./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...