KF Trepça’89 kalon me sukses testet për virusin “Covid 19”

12:35 | 24 Maj 2020
A Z

Skuadra e Trepçës së 89 ka kaluar me sukses testimet për koronavirus.

Të gjitha skuadra e Superligës së Kosovës janë të obliguara të bëjnë testet për Covid-19, para se të rifillojë kampionati i futbollit.

lg.php.gifKlubi mitrovicas ka njoftuar se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

“KF Trepça’89 kalon me sukses testet për virusin “Covid 19”

Klubi jonë sot mori lajmin e mirë sepse sot dolën testet për “Covid 19”, ku të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit rezultuan negativ ndaj virusit.

Lojtarët dhe stafi i klubit u testuan dje në stadiumin “Riza Lushta”.

Ju urojmë të gjithë klubeve dhe sportistëve të kalojnë testet ndaj virusit “Covid 19”, shkruhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale