Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka deklaruar se do të largohet nga Reali vetëm nëse i ofrohet kontrata e njëjtë që e ka me gjigantin spanjoll.
Real Madridi në tri vitet e fundit, është duke u interesuar jashtëzakonisht shumë në portierin e Manchester United, David De Gea, por pa ndonjë rezultat të arritur.
De Gea ishte shumë afër transferimit në Santiago Bernabeu në vitin 2015, por kishte dështuar për shkak të dokumenteve

.
Reali dëshiron që verën e ardhshme të transferojë një portier të klasit botëror, duke bërë një listë prej David De Geas, Thiabout Courtois dhe Kepa Arrizabalaga.
Por, çdo lëvizje e mundshme mund të bllokohet nga Keylor Navas, i cili do të duhet të largohej nga klubi, në rast të transferimit të De Geas.
Sipas Diario Gol, raporton se Navas ka paralajmëruar ‘los blancos’ se do të largohet vetëm nëse i ofrohet kontrata e njëjtë nga blerësi i kartonit të tij, transmeton arbresh.info.
Navas ndaj Athletic Bilbaos nuk pranoi gol por Real Madridi renditet në pozitën e katërt të La Ligës. /arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje