Java e 13-të në elitën e basketbollit të Kosovës solli ndeshje interesante, duke veçuar derbit mes Trepçës e Bashkimit dhe Pejës e Sigal Prishtinës.
Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Kevin Davis i Trepçës, i cili ndaj prizrenasve ndeshjen e mbylli me 24 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime, duke e pasur indeksin e lojës 32, apo më të lartin, përcjell Arbresh.info.
Në fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Pejës u dalluan Shaheed Davis dhe Derrick Wilson. Davis e përfundoi ndeshjen me 26 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime, kurse Wilson me 13 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.
Në një ndeshje mjaft interesante, Golden Eagle Ylli mundi Proton Cable Prizrenin, ku te therandasit, qendra e Kosovës, Gëzim Morina luajti me 17 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Vëllaznimi regjistroi fitoren e shtatë në këtë edicion, duke mundur Istogun, ku më i miri te kuqezinjtë ishte Burim Zekiqi me 19 pikë, tri kërcime dhe një asistim./Arbresh.info/
Top 5
Kevin Davis (Trepça) 24 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 32 indeksi
Shaheed Davis (Sigal Prishtina) 26 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 30 indeksi
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 13 pikë, 9 kërcime, 6 asistime, 22 indeksi
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 20 indeksi
Burim Zekiqi (Vëllaznimi) 19 pikë, 3 kërcime, 1 asistim, 19 indeksi


Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...