Kosova do të ballafaqohet sonte me Islandën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Tashmë po mbushet mozaiku sa i përket disa detajeve të takimit që do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës.
Janë bërë të ditura edhe fanellat që do të vesh përfaqësuesja jonë kundër islandezëve, transmeton Telegrafi.
Fanellat e kaltra do t’i veshin lojtarët tonë ndërsa portieri do të ketë në dispozicion të zezat.
Kështu ka zbuluar përmes rrjeteve sociale menaxheri i përfaqësueses sonë Bajram Shala.
Ndryshe, takimi do të filloj në ora 20:45 dhe në shkallët e stadiumit pritet të jetë një numër i madh i shikuesve.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...