Fabrika e birrës në Luzern e ka bërë ambalazh të veçantë për shishet e birrës që prodhon, në përkrahjes të ekipit kombëtar të Zvicrës për ndeshjen e sotme kundër Kosta Rikës.
Ambalazhi i ri i birrës Luzerner Bier përmban fotografi të simbolit të shqiponjës dykrerëshe, të cilën e bënë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, bashkë me kapitenin zviceran, Stefan Lichtsteiner, gjatë fitores 2-1 kundër Serbisë.
Festimi i Xhakës dhe Shaqirit duke e bërë shqiponjën dykrerëshe shkaktoi reagime të ashpra në botën e futbollit dhe më gjerë, saqë edhe FIFA i gjobiti me nga 10 mijë dollarë secilin.
Sot, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën në ndeshjen e tretë dhe përfundimtare në Grupin E, dhe i duhet të paktën një barazim për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.
Në përkrahje të tyre, kjo fabrikë birre ka shkruar këtë status:
“Birrë Luzern origjinal. E shkëlqyeshme dhe freskuese, tamam si ekipi jonë kombëtar në Kupën e Botës. Sonte do të shënojmë dhe do të fluturojmë drejt 1/8 së finales”.

Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...