Georginio Wijnaldum raportohet se është duke e tepruar me kërkesat e tij për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
Holandezi e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Roma, mirëpo do të kthehet te klubi që e pronëson, Paris Saint-Germain, para fillimit të sezonit të ri.
Megjithatë, gjasat që mesfushori të luajë të kampioni francez janë të vogla, pasi drejtori Luis Campos dëshiron të ndërtojë një skuadër që do të sfidojë për Ligën e Kampionëve.
Holanda dhe Arabia Saudite janë përmendur si destinacionet potenciale të Wijnaldum, mirëpo sipas Get French Football News, ai është duke kërkuar pagë të majme për t’u transferuar te ndonjëri nga klubet e Saudi Pro League, shkruan telegrafi.
Ai përfiton 10 milionë euro në viti te PSG, ndërsa kërkon kontratë shumë luksoze, gjë që mund ta bllokojë transferimin e 32-vjeçarit.
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...