Moise Kean raportohet të ketë rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të re te Juventusi deri në qershor të vitit 2024 duke katërfishuar pagën e tij.
Reprezentuesi i Italisë ka mbushur 19 vjeç në muajin shkurt, por ka shënuar shtatë gola brenda 16 paraqitjeve kompetitive te Juve këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale në vitin 20017 dhe ajo do të skadonte në qershor të vitit 2020.
Bazuar në një raport nga La Gazzetta dello Sport, agjenti Mino Raiola ka rënë dakord me kushtet në marrëveshjen e re që do ta mbajë Keanin në Juve deri në qershor të vitit 2024.
Paga e tij nga 0.5 milionë euro për sezonin është katërfishuar në 2 milionë euro, plus bonuset.
Kean është raportuar se kërkohet nga Ajaxi, Arsenali, Paris Saint Germaini, Milani dhe Manchester United./arbresh.info/
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...