Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot (e premte), mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.
Në këtë mbledhje KE analizoi gjendjen aktuale në futbollin e Kosovës, ku konstatoi se rrjedha e garave përkundër orarit të ngjeshur po ecën me dinamikën e paraparë, por edhe me disa shqetësime dhe ankesa të klubeve në ndarjen e drejtësisë.
këtë mbledhje, KE analizoi dhe shqyrtoi edhe çështjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare, me ç’rast u dakordua që të bëhen ndryshime aty ku vlerësohet se është e nevojshme, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe në kërkim të rezultateve.
Realisht ana ekonomike nuk është e leverdishme, por ka trajnerë që kanë shprehur gatishmëri për të qenë bartës të punës në ekipet kombëtare dhe KE do të bëjë zgjidhjen e duhur.
Ndërkohë, KE vendosi që të shtyjë Kuvendin e Punës, i cili ishte paralajmëruar për 20 dhjetor. Një vendim i tillë u mor në koordinim me UEFA-n për shkak të situatës me pandeminë si dhe për faktin se FFK është në proces të digjitalizimit dhe platforma online ende nuk është e gatshme. Kësisoj, Kuvendi i Punës do të mbahet në vitin e ardhshëm.
KE shqyrtoi edhe kërkesën e klubeve të Ligës së Parë drejtuar këtij organi që edhe edicionin e ardhshëm kjo ligë të vazhdojë me formatin e njëjtë të garave.
Në parim KE e mbështeti këtë kërkesë, por ajo do të analizohet edhe një herë dhe në koordinim me UEFA-n do të merret vendimi i duhur.
Në fund, u diskutua edhe për manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit” dhe u mor vendimi që për shkak të pandemisë sivjet shpallja e më të mirëve të bëhet pa ceremoni. KE shqyrtoi edhe kërkesat e parashtresat e tjera drejtuar këtij organi.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...