Barcelona ia ka bërë të qartë Ansu Fatit se ai nuk është pjesë e planeve të tyre këtë sezon dhe 21-vjeçari është vendosur për të dytin vit radhazi në huazim, pasi nuk ka klub që duan të paguajnë.
Sulmuesi i ngarkuar me lëndime aktualisht po vuan nga një problem në këmbë që e ka mbajtur jashtë për disa javë.
Sipas Sport , katër skuadra kanë shfaqur interes për Fatin, por paga e tij e madhe është pengesë si për klubet që e duan po ashtu edhe për Barcelonën.
Sevilla ka shfaqur interesin më të qëndrueshëm për Fatin, por do të paguajë vetëm rreth 30% të pagës së tij. Ndërkohë Olympique Marseilles ka pyetur për kushtet, pasi dështoi ta afrojë Youssoufa Moukoko.
Benfica gjithashtu ka humbur Joao Felixin me sa duket, dhe ata do të ishin të gatshëm t’i jepnin një mundësi ylli, ndërsa Wolverhampton Wanderers është gjithashtu një mundësi. Marrëdhënia e Mendes me Wolves do të thotë se ai ka të ngjarë të bëjë një lëvizje te ky klub. /Telegrafi/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë