Ëndrra e çdo futbollisti, trajneri të klubi, stafit si dhe vetë udhëheqësëve është që të fitoj sa më shumë trofe brenda sezonit, mirëpo kryesorja është “tripleta” e famshme.
Për të fituar një “tripletë” një klubi i duhet ta fitoj ligën ku merr pjesë, kupën e atij vendi si dhe Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Disa skuadra e kanë bërë një gjë të tillë e disa të tjera janë në kërkim të kësaj historie.
Në këtë sezon aktualisht katër skuadrave janë në garë për tre trofenjtë kryesor, Barcelona, Real Madridi, Parisi dhe Interi, kërkojnë me ngulm, këtë triumf.
Barcelona aktualisht prinë në tabelën e La Ligas, është në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sonte ndeshet ndaj Atleticos dhe kërkon finalen e Kupës ku nga ndeshja e parë është rezultat 4-4.
View this post on Instagram
Tjetër skuadër nga Spanja që kërkon “tripletën” është Real Madridi. Madrilenët janë në pozitën e dytë në La Liga. Mbrëmë u kualifikuan në finale të Kupës së Kosovës si dhe janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Një skuadër që nuk u prit shumë por ja që ndodhet në këtë pozitë është edhe Parisi, i cili prinë në Ligue 1, ka arritur finalen e Kupës së Francës dhe ndodhet në tetëshen më të mirë në Ligë të Kampionëve.
Skuadra tjetër që është në top 8 të Championsit, ndodhet në pozitë të parë në Serie A dhe po ashtu sonte kërkon finalen e Kupës së Italisë është Interi.
Dy prej këtyre skuadrave si Barcelona dhe Inter kanë arritur të fitojnë triplet, madje katalanasit plotë tri herë në vitet 2009, 2011 dhe 2015. “Zikaltrit” këtë gjë e bën vetëm një herë në vitin 2010.
Kurse Parisi dhe Real Madridi e kërkojnë “tripletën” e famshme për herë të parë në histori të klubit.
Mbetet të shihet deri në fund të sezonit nëse njëra prej këtyre skuadrave arrin ta bëj historinë./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim