Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka refuzuar një ofertë madhështore nga West Hami derisa vazhdon të përgatitet për kalim në Arsenal.
“Hammers” kanë shtruar një ofertë të madhështore dhe të papritur për të sjell reprezentuesin francez në Londër, transmeton portali arbresh.info. Gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet e çuditshme rreth transferimeve, raporton që West Ham Hami ka ofruar 60 milionë euro për Benzeman.
Por, 30-vjeçari ka refuzuar kalimin te skuadra e David Moyes për shkak se dëshiron të transferohet te klubi që vazhdon të jetë duke e kërkuar atë që një kohë të gjatë – Arsenali.
Megjithatë, vendimi i Arsene Wenger për tu larguar me përfundimin e sezonit tani ka komplikuar këtë çështje.
Trajneri i Arsenalit është një tifoz i madh i Benzemas dhe sulmuesi i Real Madridit mund të detyrohet të pres tani për të parë se kush do të jetë pasardhësi i tij në Emirates./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK