Amir Rrahmani vlerësoi paraqitjen e Kosovës në miqësoren me Hungarinë.
Kapiteni dardan foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport, duke zbuluar edhe kërkesat e trajnerit të ri Franco Foda.
“Lojë interesante, shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. I ndalëm hungarezët dhe krijuam disa aksione të rrezikshme. Goli na prishi planet në të dytën, por nuk duhet ta humbnim toruan dhe të merrnim aq kundërsulme. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë”, deklaroi fillimisht Rrahmani.
“Trajneri? Po provojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri i ri. Është vetëm ndeshja e dytë. Dhe patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, në mënyrë që të jemi shumë më afër golit”.
“Po qëndrojmë në bllok në mesfushë dhe në mbrojtje. Por, duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin”.
“E ardhmja? Kemi edhe miqësoret e qershorit, do të përgatitemi shumë më mirë për Nations League. Ai është synimi ynë për momentin. Ndeshjet e qershorit do të na ndihmojnë për të përgatitur takimet e Nations League”, theksoi më tej kapiteni i Kosovës.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...