Sipas të gjitha gjasave Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në verë, sipas kandidatit për president të klubit katalonas Agusti Benedito, i cili e pranon se nuk është aspak optimist për të ardhmen e kapitenit.
Messi është pjesë e Barcelonës që prej fillimit të karrierës së vet të bujshme dhe i ka ndihmuar klubit t’i fitojë 10 tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve me 644 golat e tij në 750 ndeshje.
Por gjatë verës së kaluar, ai e kërkoi largimin nga Barcelona përmes një shkrese zyrtare dërguar drejtuesve të klubit dhe nuk e ka vazhduar marrëveshjen e cila i mbaron në fund të këtij sezoni.
Barça e bllokoi largimin e tij me ndihmën e zyrtarëve të La Ligës dhe Messi konfirmoi se do të qëndrojë në klub deri në përfundim të sezonit 2020/21.
Megjithatë, thashethemet për largimin e tij përfundimtar nga Camp Nou janë rritur që prej atëherë, me Interin, Paris Saint-Germainin dhe Manchester City që janë të interesuar për të.
Messi është i lirë të bisedojë me klubet e tjera nga ky muaj, për një transferim të mundshëm.
Benedito shpreson që Messi të qëndrojë në Barcelonë, nëse ai zgjidhet president në zgjedhjet e 24 janarit, por nuk është optimist se do të ndodhë.
“Mbajtja e Messit do të ishte lajmi më i mirë për klubin por unë nuk jam shumë optimist”, tha Benedito.
“Duke e parë situatën e klubit, mendoj se është më rëndësi që ai të qëndrojë në Barçë.” /Gazeta Express/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...