Një rikthim përrallor te AC Milani mund të jetë duke u përgatitur për legjendën e futbollit, Kaka, derisa ai po i afrohet fundit të karrierës së tij.
Mesfushori brazilian, i cili ka luajtur për “Rossonerët” nga viti 2003 deri në vitin 2009 dhe sërish në Serie A në sezonin 2013/14, ka shpenzuar tri vitet e fundit te Orlando City në MLS, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kthimi te skuadra në Florida nuk vihet në pyetje për 35-vjeçari, gjë për shkak të së cilës thashethemet kanë filluar të qarkullojnë për rikthim për të tretën herë në San Siro.

‘Corriere dello Sport’ sugjeron që Kaka është duke menduar tri opsione: pensionimin, transferimin në Sao Paulo ku ai filloi karrierën e tij në vitin 2001, ose rikthimin në Milan për të luajtur edhe gjashtë muaj të tjerë para se të marrë një pozitë administrative te klubi.
Drejtori i “Rossonerëve”, Marco Fassone nuk është plotësisht kundër rikthimit të futbollistit, i cili mund të jetë një shtytje në momentin e duhur për gjigantin në Serie A.
Pavarësisht se si Kaka vendos të përfundoj kohën e tij si futbollist, këtu ekziston një debat i vogël rreth karrierës së tij të ilustruar gjatë të cilës ai ka fituar titullin në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit