Juventusi është duke e udhëhequr garën për nënshkrimin e yllit të Benficas, Joao Felix – raporton Gianluca DiMarzio.
Sulmuesi 19-vjeçar pritet të largohet nga kampionit portugez drejt ndonjë klubi të madh, ndërsa gjigantët evropianë tashmë janë vënë në garë për shërbimet e tij.
Mirëpo, Real Madridi do ta ketë të vështirë për shkak të raporteve jo të mira me Benfican, ndërkohë që Barcelona duhet të shesë ndonjë lojtar për ta blerë atë.
Nga ana tjetër, dy rivalët nga Mançesteri, Manchester Unitedi dhe Manchester City, kanë mbetur prapa në garën për shërbimet e tij.
Kjo ka bërë që Juventusi të shndërrohet në favorit për transferimin e portugezit, i cili te Zonja e Vjetër do të bashkohej me superyllin Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...