Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Benficas në ndeshjen e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 55-të, kur Khéphren Thuram realizoi një aksion individual të shkëlqyer dhe goditi saktë nga brenda zonës për 1-0.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Ëeston McKennie vulosi rezultatin, pasi u shërbye bukur nga Jonathan David dhe dërgoi topin në cepin e majtë të portës për 2-0.
Benfica pati shansin ideal për t’u rikthyer në lojë në minutën e 81-të, por Vangelis Pavlidis dështoi nga pika e bardhë, duke e dërguar penalltinë shumë jashtë portës.
Më herët, portieri i Juventusit Michele Di Gregorio u tregua vendimtar me pritje spektakolare ndaj goditjes së Georgiy Sudakov, ndërsa për Benficën fati nuk ishte në anën e saj as në minutën e 69-të, kur Fredrik Aursnes goditi shtyllën pas një goditjeje nga këndi.
Në këtë fitore nuk u paraqit Edon Zhegrova.
Me këtë fitore, Juventusi kalon në pozitën e 15-të me 12 pikë, kurse Benfica është e 29-ta me gjashtë sosh.
Takimin e fundit, Juve e luan ndaj Monacos në udhëtim kurse Benfica e pret Real Madridin./Arbresh.info
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz