Juventusi është lidhur me një lëvizje për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, me Max Allegri që thuhet se është një adhurues i stilit të lojës së brazilianit.
Sulmuesi nuk është më produktiv, pavarësisht se luan në një skuadrë si Manchester City e cila krijon shumë raste, por Allegri ende e sheh atë tërheqës.
TuttoMercato pretendon se Bianconerët kishin dashur ta transferonin atë në verë, por ai u vlerësua në 50 milionë euro nga City në atë kohë dhe kjo tarifë ishte shumë e madhe për të paguar për të.
Ata mbeten të etur për ta shtuar Jesus në skuadrën e tyre kur afati kalimtar të rihapet sërish, por këtë herë ata do të ofrojnë vetëm deri në 30 milionë euro për transferimin e tij.
Jesus ka shënuar vetëm dy herë në 20 paraqitje të tij në ligë këtë sezon, por ai nuk ka lujtur gjithmonë si qendërsulmues dhe tetë asistimet e tij në këtë kompeticion tregojnë se ai mund të jetë i dobishëm edhe kur nuk shënon./Arbresh.info
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...