Klubi i madh italian, Juventus është duke menduar ta forcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ është duke menduar transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Franck Kessie.
Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri mendon se Kessie do të ishte lojtar perfekt për mesfushën e tij.
Juventinët thuhet se janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga lojtarët e tyre në shkëmbim të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.
Torinezët përveç Kessie mësohet se janë duke i vëzhguar edhe disa lojtarë për sezonin e ardhshëm.
Allegri synon të ndërtojë një skuadër të denjë për edicionin e ri në mënyrë që të jetë sa më e fortë në kompeticionet ku ata do të garojnë./rtk
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...