Juventusi ka arritur të fitojë ndaj skuadrës së Cagliari me rezultat minimal 0 me 1, në kuadër të Serie A.
Trajneri i italian i Zonjës së Vjetër, Masimiliano Allegri për këtë ndeshje ka përdorur formacionin më të mirë të tij.
Megjithatë, në pjesë të parë nuk pati gola edhe pse që të dy skuadrat kishin raste për shënim.
Juve rrezikoi e para me nëpërmjet sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Po ashtu edhe pjesa e dytë ishte një ‘luftë’ e ashpër në mes të fushës nga të dy skuadrat.
Kampioni në fuqi arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 74-të nëpërmjet, mesfushorit italian, Federico Bernardeschi.
Me këtë fitore Juventusi pas 20 xhirosh renditet në pozitën e dytë me 50 pikë, një pikë më pak se sa Napoli, i cili prinë në tabelë.
Ndërsa, Cagliari mbetet në pozitën e 16-të me 20 pikë. /arbresh.info/
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...