Pas Atletico Madridit, edhe skuadra e Juventusit është futur në garë për mbrojtësin e krahut të majtë, Alejandro Grimaldo që aktivizohet te Benfica.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga sajti italian “Calciomercato”. Te Juventusi e shohin Grimaldon si zëvendësim ideal për Alex Sandron, i cili pritet të largohet nga ekipi italian në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Për 23-vjeçarin, Juventusi është i gatshëm të paguajë rreth 35 milionë euro. Grimaldo këtë ka shënuar shtatë gola e ka asistuar gjashtë herë në 43 ndeshje për Benfican.
Ai ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2021. Ai te Benfica është transferuar në vitin 2016 nga Barcelona B për dy milionë euro.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”