Juventusi ndryshon mendim për Dybalan, e dëshirojnë në skuadër

10:08 | 9 Tetor 2019
M. A.

Juventus janë të vendosur të refuzojnë ofertat për Paulo Dybala për shkak të paraqitjeve të tij dhe dëshirat e Mario Mandzukic për t’u larguar nga klubi, sipas Calciomercato.com.

Sulmuesi 25-vjeçar argjentinas, i cili ishte i lidhur me skuadrat e Premier League Tottenham dhe Manchester United këtë verë, është i prirur të qëndrojë në klub dhe performancat e tij të fundit për Bianconeri kanë bindur trajnerin Maurizio Sarri të vendosë më shumë besim tek ai.

Dybala ka kontribuar në një gol në katër ndeshjet e fundit të Bianconeri, duke shënuar golin e parë kundër Interit fundjavën e kaluar në Derby d’Italia dhe duke siguruar tre asistime për Juventusin në tre ndeshjet e tyre të mëparshme.

Mario Mandzukic, i cili u duk i destinuar të largohej nga Torino këtë verë, ende dëshiron të largohet nga Juventus dhe po shpreson që një ofertë të arrijë në janar.

Sidoqoftë, Dybala është ende një objektiv i madh i trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili dëshiron të nënshkruajë sulmuesin 25-vjeçar në afatin kalimtar të janarit, në mënyrë që të forcojë skuadrën./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale