Juventusi ka rritur çmimin e tiketave për ndeshjen e fundit të sezonit, atë kundër Veronas, gjë e cila mund të jetë një indikacion që kjo është ndeshje e fundit për Gianluigi Buffonin.
Portieri legjendar pritet të pensionohet me përfundimin e këtij sezonit, por deri tani asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon e Zonjës së Vjetër është kundër Veronas dhe çmimi i tiketave mund të lë të kuptohet se Gigi do t’i lë pas dorezat e tij.
Tiketa më e lirë për ndeshjen e së shtunës kundër Bolognas është 35 euro, në pjesën veriore të tribunave dhe në atë jugore, ndërsa më e shtrenjta është 125 euro për pjesën qendrore të tribunave.
Për ndeshjen kundër Veronas, bileta më e lirë është 50 euro, ndërsa më e shtrenjta shkon deri në 180 euro.
Edhe pse ndeshje mund të jetë një festë për titull dhe mund të bëhet në mënyrë për të gjeneruar më shumë interesim, rritja e çmimit të tyre lë të kuptohet se ajo mund të jetë edhe si një lamtumirë për Buffonin./arbresh.info/
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë