Juventusi thuhet si ka vendosur një çmim sulmuesit të shumëkërkuar, Paulo Dybalas.
Bazuar në një raport sot (e enjte) nga Corriere dello Sport, Juventusi i ka vendosur një çmim mbi 100 milionë euro sulmuesit argjentinas, transmeton portali arbresh.info.
Dybala ka luajtur mjaftë mirë te skuadra e Juves, por nganjëherë ka pasur problem për të gjetur kohë në fushë nën udhëheqjen e trajnerit Massimiliano Allegri.
Sidoqoftë, me kalimin e sulmuesit Gonzalo Higuain në Chelsea dhe derisa Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo po bëhen gjithnjë e më të vjetër, “Zonja e Vjetër” mund të ndryshojë mendje për të mbajtur atë në skuadër.
Real Madridi, Manchester United dhe Barcelona janë përmendur vazhdimisht si destinacione të mundshme të sulmuesit argjentinas, por një lëvizje e tillë është e sigurt mbi të gjitha që nuk do të ndodhë deri gjatë verës./arbresh.info/
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...