Juventusi është duke kërkuar të përforcohet në mesfushë për sezonin e ri, pasi ky repart ka qenë shumë problematik këtë edicion.
Zonja e Vjetër u dobësua në mesfushë pasi Paul Pogba rezultoi pozitiv në testin e dopingut, derisa Nicolo Fagioli është suspenduar shkaku i basteve.
Shumë emra të mesfushorëve janë përfolur për një transferim te Juventusi, derisa i fundit është ai i Manuel Ugartes, mesfushorit uruguaian të Paris Saint Germain.
La Gazzeta dello Sport ka raportuar se PSG nuk e përjashton mundësinë e huazimit të uruguaianit, nëse përfshihet edhe një klauzolë blerëse në fund të sezonit 2024/25.
Juventus është i gatshëm ta marrë në huazim lojtarin me të drejtë blerje për shumën e 45 milionë eurove dhe tanimë drejtuesit e dy skuadrave kanë zhvilluar bisedat e para për këtë operacion. /Telegrafi/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...