Juventusi ka triumfuar në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Sonte pa dyshim se ishte nata e Cristiano Ronaldos i cili i shënoi të tre golat e “Zonjës së Vjetër”.
Fillimisht, Ronaldo shënoi në minutën e 10-tëm ndërsa 15 minuta më vonë realizoi nga penalltia.
Ylli portugez hat-trikun e kompletoi në minutën e 34-të pas një goditje të bukur.
Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 61-të.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e tretë, 10 më pak se Interi. /Gazeta Express/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...