Juventus ka siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt të Champions League pas fitores 2-0 të marrë në fushën e Olympiakos.
Zonja e Vjetër ka zgjidhur gjithçka brenda 15 minutave të para të ndeshjes. Alex Sandro ka futur një top në zonën e rreptësisë nga krahu i majtë për Cuadrado-n, i cili nuk ka gabuar një metër larg portës.
Para këtij momenti, portieri i grekëve, Silvio Proro, ka bërë një pritje të bukur ndaj Paulo Dybala. Kampionët e Italisë kanë siguruar fitoren në minutën e 89-të me golin e dytë të realizuar nga Bernardeschi dhe e kanë mbyllur Grupin D në vendin e dytë, me 11 pikë. /arbresh.info/
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...