Juventusi është gati ta huazojë Arthur Melon te Arsenali nëse gjen zëvendësues

15:33 | 12 Janar 2022

Raportohet se Juventusi është gati të huazojë Arthurin te Arsenali nëse gjejnë një zëvendësues në kohë.

Robeo Agresti ka raportuar se Juve është e gatshme të huazojë mesfushorin deri në qershor të këtij muaji dhe Arsenali ka përshpejtuar për lojtarin ditët e fundit.

Arsenali e dëshiron atë në një marrëveshje hauzimi plotëisht të paguar dhe kjo formulë mund t’i përshtatet edhe Juves, por për të bërë të mundur lëvizjen, “Zonja e Vjetër” do të duhet të sigurojë një zëvendësim së shpejti.

Bruno Guimaraes i Olympique Lyon është një lojtar që Juventusi e pëlqen, por ai është shumë i shtrenjtë për ta tani, pasi klubi francez kërkon 45 milionë euro. Por siç qëndrojnë gjërat, Arsenali ka bërë përparim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara