Juventus shpreson që verë të arrijë ta transferojë yllin e Tottenham, Harry Kane, në vend të sulmuesit Gonzalo Higuain.
Higuain që momentalisht është më nënën e tij, e cila është duke luftuar kancerin, pritet të largohet gjatë verës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Sipas La Repubblica, “Zonja e Vjetër” e sheh Kane si zëvendësuesi adekuat i argjentinasit, por për shërbimet e lojtarit duhet të mposhtë Real Madrid dhe Manchester United.

26-vjeçari është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në nëntor, mirëpo ka arritur të shënojë 17 gola në 25 paraqitje.
Kartoni i anglezit mbetet 200 milionë euro, vlerë e cila është mjaftë e madhe për gjigantin italian duke marrë parasysh gjendjen ekonomike shkaku i koronavirusit, por thuhet se “Bianconerët” do përfshijnë dy lojtarë në marrëveshje./arbresh.info.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania