Juventus ka konfirmuar se të gjitha testet e bëra për koronavirus kanë rezultuar negativ, andaj oritet që Gonzalo Higuain dhe Adrien Rabiot t’i rikthehen stërvitjeve.
Klubi italian përmes një njoftimi ka zbuluar se të gjithë lojtarët janë mirë dhe nuk ka të prekur me Covid-19, transmeton portali arbresh.info.
“Për disa ditë, lojtarët e Juventus-it janë stërvitur individualisht në grupe të vogla, duke mbajtur distancën”.

“E tërë skuadra që ka bërë testimet ka rezultuar negative, ndërsa në ditët e ardhshme do stërvitemi me grupe me më shumë persona”, shkruhej në njoftimin e “Zonjës së Vjetër”.
Juventus kishte tre lojtarë me Covid-19, mirëpo secili nga ta është shëruar dhe kanë rezultuar negativ për të dytën herë.
Kujtojmë se me 28 maj do merret vendimi përfundimtar për datën e rikthimit të Seria A./arbresh.info.
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...