Leroy Sane u la jashtë kombëtares gjermane që zhgënjeu në Botërorin e Rusisë, por tashmë trajneri Joachim Löw duket se do të mbështet pikërisht te sulmuesi i Manchester City-t për të ringritur skuadrën dhe kjo është parë edhe në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Por e ardhmja e sulmuesit duket se nuk do të jetë edhe për shumë kohë në skuadrën e drejtuar nga Guardiola, i cili ka vendosur që në shumë raste ta lë në stol lojtarin.
Bardhezinjtë e Juventusit e shohin Sane si Cristiano Ronaldon e ri dhe kërkojnë ta përforcojnë skuadrën me yllin e Gjermanisë. Të paktën kështu ka shkruar së fundmi “Calciomercato”.
Megjithatë, kjo lëvizje duket mjaft e vështirë duke pasur parasysh se anglezët e vlerësojnë lojtarin 150 milionë euro dhe një shpenzim i tillë do të dëmtonte arkat e kampionëve të Italisë, të cilët këtë sezon, me ardhjen e Ronaldos në skuadër do të synojnë Champions League.
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...