Juventus është duke konsideruar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Atalanta-s, Robin Gosens.
Atalanta do përballet me “Bianconerët” të shtunën, kurse sipas Corriere di Torino, kampioni i Italisë do e vëzhgojë Gosens, transmeton portali arbresh.info.
Gjermani është duke kaluar formë të mirë këtë sezon, në të cilin ka shënuar nëntë gola dhe dhënë gjashtë asistime në 28 paraqitje.
Thuhet se lojtari ishte i lidhur me Inter-in, mirëpo raportimet e fundit kanë treguar se “Zonja e Vjetër” e pëlqen gjithashtu.

Kartoni i Gosens kushton 20 milionë euro, vlerë e cila nuk është e lartë për gjigantin italian.
Alex Sandro momentalisht nuk ka ndonjë partner, edhe pse thuhet se Luca Pellegrini mund të rikthehet nga Cagliari./arbresh.info.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...