Juventus-i është në negociata me Atletico Madrid-in për të huazuar sulmuesin Alvaro Morata.
Morata nuk është i lumtur me trajnerin Diego Simeone, që e sheh Diego Costa-n më të duhur për formacionin startues, andaj e do largimin, transmeton portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” është duke provuar ta huazojë lojtarin sepse trajneri Andrea Pirlo e do në skuadër, me të cilin ka luajtur më herët dhe është në dijeni të formës së spanjollit.

Juventus-i do paguajë 10 milionë euro për ta huazuar Morata-n me opsionin e blerjes për 45 milionë euro.
Atletico është seriozisht duke e konsideruar shitjen e Morata-s sepse Luis Suarez është afër të bëhet sulmuesi i ri.
Suarez është i gatshëm të largohet nga gjiganti katalunas si agjent i lirë dhe ka pranuar t’i bashkohet “Los Rijoblancos”./arbresh.info.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...