Juventus ka shënuar edhe një fitore në rrugëtimin drejt titullit të radhës në Serie A.
‘Zonja e vjetër’ korri fitore para tifozëve të vet në ‘Allianz Stadium’ me rezultatin 3:0 ndaj Frosinones.
Golin e parë në këtë takim e realizoi argjentinasi Paulo Dybala, në minutën e 6’, me një super goditje.
Në minutën e 17’ ishte Leonardo Bonucci i cili dyfishoi epërsinë e ‘biankonerëve’ me një gol të realizuar me kokë.
Në pjesën e dytë, listës së golashënuesve iu bashkua edhe Cristiano Ronaldo, i cili vendosi rezultatin final.

Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...