Cristiano Ronaldo me një hat-trick dërgoi në çerekfinale Juventusin duke eliminuar skuadrën e Atleticos.
“Zonja e Vjetër” finalizoi me sukses rikthimin tronditës duke regjistruar fitore me rezultat 3 me 0 kundër Atleticos në takimin kthyes në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pas dy golave të shënuara me kokë, Ronaldo regjistroi hat-trick duke u treguar i saktë me goditjen nga pika e bardhë në minutat e fundit të kohës së rregullt për të dërguar tutje në raundin tjetër skuadrën e tij të re.
Falë paraqitjes impresive në këtë super ndeshje, sulmuesi portugez është lojtari më i mirë i ndeshjes dhe është vlerësuar me notën 9.7.
Lartë te skuadra nikoqire janë vlerësuar edhe yjet se Cancelo deh Bernardeschi që kontribuuan me asistime për superyllin e tyre.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i Atleticos, Jan Oblak (5.4)./arbresh.info/

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...