Juventusi ka njoftuar se ka shitur tiketat e tyre për sezonin e ardhshëm.
Një deklaratë e lëshuar nga faqja zyrtare e Juventusit konfirmon se 29.300 tiketa, 4 mijë prej tyre premium, janë shitur për sezonin 2018/19, transmeton portali arbresh.info.
95 për qind e tyre janë rinovime nga sezoni i kaluar, ndërsa pjesa tjetër prej 5 për qind janë të rezervuara nga anëtarët e klubit, gjë që do të thotë asnjë nuk do të shkoj për shitje të përgjithshme.
‘CalcioNews24’ shton se “Zonja e Vjetër” ka fituar më shumë se 30 milionë euro nga shitjet, pavarësisht se çmimi i tyre është rritur për 30 për qind.
Kjo vjen vetëm tri ditë pas prezantimit të Cristiano Ronaldos./arbresh.info/
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...