Juventusi është duke kërkuar transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilsheres.
Wilshere do të mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe negociatat rreth marrëveshjes së re me “Topçinjtë” tashmë janë ndërprerë, transmeton portali arbresh.info.
Mediat në Angli pretendojnë se Zonja e Vjetër i ka ofruar një marrëveshje që i siguron 4.5 milionë euro në vit reprezentuesit anglez.
26-vjeçari refuzoi transferimin në AC Milan verën e kaluar, por tani Juventusi është duke kërkuar nënshkrimin me mesfushorin.
Ai do të jetë lojtari i dytë i transferuar në Turin falas nga Premierë Liga, pas Emre Can që pritet të largohet nga Liverpooli për testim mjekësor te kampioni italian javën e ardhshme./arbresh.info/
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...