Takimi i 164-të ndërmjet Juventusit dhe Milanit në Serie A ka përfunduar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Kampioni italian siguroi fitore me rezultat 2 me 1 në takimin e xhiros së 28 të zhvilluar në Turin si nikoqir, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Massimiliano Allegrit siguroi epërsinë në minutën e 30′ përmes mbrojtësi Medhi Benatia pas asistimit nga ish ylli i Barcelonës, Dani Alves. Megjithatë, shifrat u barazuan edhe pa përfunduar pjesa e parë.
Milani barazoi pas një kundërsulmi të shpejtë përmes sulmuesit qendror Carlos Bacca. 30-vjeçari shënoi për 1 me 1 në minutën e 43′ të ndeshjes pas asistimit nga Gerard Deulofeu.
Sidoqoftë, goli i fitores së Juventusit erdhi në minutat shtesë të takimit përmes sulmuesit Paulo Dybala, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Gjiganti italian iu shmang barazimit të dytë në Serie A këtë edicion me golin e shënuar nga Dybala në minutën e fundit (94′) të kohës shtesë./arbresh.info
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...