Juventusi i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ndërkohë që ata dëshirojnë nënshkrimin edhe me Jose Maria Gimenez.
“Bianconerët” pësuan një disfatë të rëndë prej 3 me 0 në shtëpi ndaj Real Madridit mbrëmjen e së martës në UEFA Ligë të Kampionëve dhe ata janë të gatshëm për të investuar në sulmin e tyre tani, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi francez, i cili ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim nga Barcelona dhe Manchester United, raportohet se ka një klauzolë të blerjes prej 100 milionë euro, shifër që ka rënë nga 200 milionë euro që ishte verën e kaluar.
Zonja e Vjetër aktualisht ka në sulm yjet si Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain, por ata dëshirojnë të rifreskojnë opsionet e tyre për të rritur shanset në Evropë.
Juventusi ka shfaqur gjithashtu interesim në mbrojtësin e Atleticos, Gimenez, dhe besojnë që uruguaiani mund t’i ndihmoj atyre të rregullojnë moshën mesatare të skuadrës./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...