Juventusi mund të humbas garën për transferimin e Joao Felix për shkak se raportohet se talenti i ri ka nënshkruar një kontratë të re me Benfican.
Bazuar në një raport së fundmi nga Calciomercato, një marrëveshje është arritur mes presidentit Luis Filipe Viera të Benficas dhe agjentit të Felixit, Jorge Mendes, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja do të bëjë që sulmuesi të jetë lojtari më i paguar te klubi portugez pavarësisht se është vetëm 19 vjeçar.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Juves, të cilët janë duke kërkuar të sjellin atë si një zëvendësues të mundshëm të Paulo Dybalas.
Në garën për shërbimet e tij kanë qenë edhe gjigantët e tjerë si Bayern Munichu, Manchester City dhe Real Madridi./arbresh.info/
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...
Zelensky merr çmimin “Ewald von Kleist” për rezistencën ukra...
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus