Juventusi gati të godas Napolin, e do Victor Osimhen

12:30 | 9 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Juventusi është duke u përgatitur ta godas Napolin.

Torinezët sipas mediave italiane, synojnë të transferojnë yllin e “napolitanëve” Victor Osimhen.

“Zonja e Vjetër” e cila nuk po kalon sezon të mirë, madje, tashmë ata janë jashtë Ligës së Kampionëve, synojnë të forcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Osimhen shihet nga krerët e juventinëve si lojtar ideal për skuadrën e tyre.

Krerët e Juvës tashmë janë duke përgatitur planin që në verën e ardhshme të blejnë sulmuesin e Napolit, i cili po monitorohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale