Juve – Barça, supersfida e Championsit

MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Cristiano Ronaldo of Real Madrid and Lionel Messi of FC Barcelona in action during the La Liga match between Real Madrid and Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on December 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Real Madrid via Getty Images)

17:19 | 28 Tetor 2020
A. B.

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet E, F, G e H në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet E, F, G e H.

Pa dyshim ndeshja kryesore e natës, por edhe e kësaj xhiroje do të jetë ajo në mes të Juventusit dhe Barcelonës.

Dy gjigantët e futbollit evropian do t’i matin forca në duelin e tyre në Torino, në kuadër të Grupit G.

Të dyja ekipet vijnë nga fitoret në duelet e para përkatëse, shkruan Gazeta Express.

Në Grupin H, Manchester United e kërkon fitoren e dytë sezonale kundër Leipzigut pasi paraprakisht e kishte mundur Paris Saint-Germainin.

Gjiganti francez nga ana e tij do të mundohet t’i fitojë pikët e para sonte në Turqi kundër ekipit Istanbul Basaksehir.

Chelsea po ashtu llogarit në fitore në udhëtimin e tij, ku përballë do të ketë ekipin Krasnodar në Grupin E.

Ndërkaq, Lazio e Vedat Muriqit e Thomas Strakoshës në Grupin F, pas fitores ndaj Borussia Dortmundit, e viziton Club Bruggen.

Gjermanët nga ana e tyre në këtë xhiro do të kenë punë me Zenit St. Petersburgun. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale