Real Madridi raportohet nga Marca se po tenton t’i ndajë rrugët me Carlo Ancelottin në fund të këtij sezoni.
Los Blancos ishin të zhgënjyer kohë më parë nga italiani, por triumfi ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve i qetësoi gjërat.
Mirëpo, humbja 4-0 në fundjavën e kaluar nga Barcelona sërish po ia lëkund karrigen dhe sipas mediumit spanjoll, Jurgen Klopp është rikthyer në listën e madrilenëve.
Por, trajnerin gjerman ka bërë të ditur se ai nuk e ka në plan të largohet nga The Reds deri në fund të kontratës së tij që skadon në vitin 2024.
Kështu, Real Madridi duhet të bëjë një ofertë të majme te Kloppi, për të tentuar që t’i ndryshojë mendjen.
Gjermani më tej kishte shtuar se synim i tij është që të pushonte për rreth një vit dhe më pas të kthehet në zejen e trajnerit. /Telegrafi/
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...