Liverpooli ka arritur të triumfoj ndaj West Hamit me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen çerekfinale të EFL Cup të mërkurën mbrëma.
Klopp u deklarua për media pas ndeshjes teksa, pati disa kritikat për tifozët në ‘Anfield’, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se nuk ishte i kënaqur me atmosferën që krijohej në stadium, teksa shtoi se të shtunën ka nevojë për njerëz entuziast.
“Nuk isha plotësisht i kënaqur me atmosferën pas meje, pyesja veten se çfarë donin. Ne do të kemi nevojë për njerëzit e “Anfieldit” të shtunën, ne kemi nevojë që njerëzit të jenë entuziastë e të në mbështesin gjithë kohës dhe jo vetëm kur unë debatoj me trajnerin kundërshtar apo diçka e tillë. Nëse nuk je mirë, jepja biletën dikujt tjetër”, theksoi trajneri gjerman, Jurgen Klopp.
Liverpool të shtunën luan ndeshjen derbi dhe vendimtare për pozitën e parë në tabelën e Premier League, ndaj Arsenalit./Arbresh.info/
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...