Real Madridi nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Arsenalit në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Londër përfundoi 3-0 në të mirë të “Topçinjve”, shkruan Arbresh.info.
Pavarësisht disfatës së thellë tek Reali besojnë në një rikthim të madh.
Ishte mesfushori anglez, Jude Bellingham i cili u shfaq optimist për një rikthim të Realit në konferencën për media para kësaj sfide.
“Fjala më e përdorur në dhomën e zhveshjes në ditët e fundit është Remontada”.
“Në kohën kur u kthyem në autobus në Londër, të gjithë besuam se mund të kthejmë rezultatin. Ne po shkojmë me mentalitetin se vetëm një rikthim është i mundur. Kemi besim për shkak të historisë së klubit”, u shpreh ai.
Tutje anglezi foli edhe për gjuajtjet e lira të Ricet në ndeshjen e parë ku shënoi dy herë nga faulli.
“Gjuajtjet e lira të Declan Rice ishin befasuese! Nuk e kam parë ta bëjë këtë më parë, kështu që i lumtë atij”, u shpreh Bellingham.
Sfida mes Real Madridit dhe Arsenalit fillon nesër nga ora 21:00 dhe pritet të luhet nën çatinë e mbyllur të “Santiago Bernabeut”./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...