Juventusi ka refuzuar emërimin e Jose Mourinhos në detyrë.
Corriere dello Sport thotë se Juventusi me edukatë ka refuzuar propozimin ambicioz të Jorge Mendes që do të bënte që Mourinho të jetë zëvendësues i Massimiliano Allegrit si trajner i klubit, transmeton portali arbresh.info.
E ardhmja e Allegrit te gjiganti italian është në dyshime pavarësisht se i ka siguruar titullin e tetë radhazi në Serie A këtë sezon.
Mendes, i cili është reprezentues i Mourinhos, besohet t’i ketë propozuar mundësinë e Mourinhos për tu bërë trajner i tyre për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Juventusi nuk është në kërkim të tij dhe pretendohet se stili i menaxhimit të Mourinhos është duke u konsideruar “shumë i largët” me kërkesat e drejtorëve të klubit./arbresh.info/
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...